Dega e BDI-së në Kumanovë demanton komunikatën e publikuar nga RDK

Dega e BDI-së në Kumanovë demanton komunikatën e publikuar nga RDK

Dega e BDI-së në Kumanovë demanton komunikatën e publikuar nga RDK më datë 14.02.2014 në mediat e vendit.

Dega e BDI-së në Kumanovë demanton komunikatën e publikuar nga RDK më datë 14.02.2014 në mediat e vendit. 

“E vërtetë është se ekziston një krisje mes partisë së RDK-se dhe LSDM-së, rreth memorandumit të nënshkruar mes gjithë koalicionit, dhe është e saktë se me 13.02.2014, në seancën e 18-të të rregullt të këshillit te Kumanovës, në pikën e parë të rendit të ditës, këshilltari Zenun Ismaili votoi kundër. 

Por, për këtë arsye menjëherë u mbajt një koordinim mes LSDM-së dhe këshilltarit të RDK-së,ku si ndërmjetësues ishim ne për tejkalimin e mosmarrëveshjes mes tyre, mirëpo demantojmë se ne në asnjë moment dhe ne asnjë rast nuk ishim ‘amortizatorë politik’ mes LSDM-se dhe VMRO-se, siç pohojnë ata, pasi që asqë është kërkuar ndihmë apo përkrahje nga koalicioni i VMRO-së. 

Për hir të së vërtetës, jo vetëm për opinionin e gjerë por edhe për vetë kryesinë e RDK-se njoftojmë se me ndërmjetësim të BDI-së, po këshilltari i RDK-së Zenun Ismaili, u dha përkrahje pikave të radhës të Rendit të ditës. 

Mënyrën dhe formën se si u dha përkrahja, ekzistojnë fakte. Sa për informacion për kryesinë e RDK-së dega Kumanovë, ata le të kërkojnë nga përfaqësuesi i vet politik në këshillin e Kumanovës, që t’i kenë informacionet më të sakta, e jo të dalin në opinion me komunikata qesharake, kinse RDK-ja bllokon këshillin e Kumanovës për interesa kombëtare, që fare s’është e vërtetë. 

Si BDI ia bëjmë me dije RDK-së, se çështja kombëtare nuk mbrohet dhe nuk avancohet me fjalë boshe, por me vepra konkrete, ashtu siç bënë BDI”, kanë thënë nga BDI-dega e Kumanovës. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button