PDSH: Çmim poshtërues për duhanprodhuesit shqiptar (VIDEO)

Kryesia qendrore e PDSH-së nga dega Dollnen, ka reaguar sot për çmimin e blerjes së duhanit që sipas tyre është poshtëres.

“Kompanitë e licencuara për blerjen e duhanit në rekoltën e këtij viti, cilësinë e duhanit e vlerësojnë me klasat më të ulëta, kurse klasa e parë as që u jepet duhanxhinjve. Çmimi mesatar i blerjes sillet prej 130 – 150 denarë për një kilogram duhan, që do të thotë 30% më pak se në rekoltën e kaluar. Me këtë çmim poshtërues  duhan-prodhuesit në asnjë mënyrë nuk i mbulon shpenzimet e bëra, duke marrë parasysh çmimet e naftës, energjinë elektrike, ushqimin, plehrat artificiale dhe shpenzimet e tjera të jetesës. Kompanitë e blerjes manipulojnë me  duhan-prodhuesit  me kriteret e vlerësimit të duhanit, qëllimisht e ngadalësojnë dinamikën e blerjes me qëllim që duhan-prodhuesit duke mos pasur rrugëdalje tjetër të mos kërkojnë vlerësimin real dhe me atë, duhani t’u merret me klasa të ulta.” Thotë mes tjerash Sevgani Ibraimi.

Ai kërkon nga kompanitë dhe Ministria e Bujqësisë që “të rritet dinamika e blerjes të duhanit, të blihet çdo kilogram duhan në afatin ligjor dhe me çmim real, të gjithë duhan-prodhuesit  ti fitojë subvencionet e premtuara nga Qeveria” thotë Ibrahimi.

Komuna e Dollnenit si prodhues më i madh i duhanit në vend, me këtë çmim mesatar humb mbi 5 milioni euro. 

“A e dini Sekretari Shtetëror  në Ministrinë e bujqësisë,  Besir Jashari dhe shokët e tij ” Çfarë ndodh në Dollnen me duhanxhinjtë?” pyet ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button