“Civil”: Shkelje të shumta në ᷿fillim të fushatës

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore në Shkup kanë shtuar apelet për zgjedhje demokratike. Pas ambasadorit amerikan Xhes Bejli dhe atij të BE-së Samuel Zhbogar, edhe ambasadorja gjermane në vend Kristine Alltahauzer, ka bërë thirrje për fushatë të qetë dhe votime korrekte, njofton Alsat M.

Por, atmosfera në të cilën ka nisur fushata nuk premton shumë. Organizata Civil ka shënuar shumë parregullsi që në fillim të fushatës siç është keqpërdorimi i fëmijëve nëpër shkolla, keqpërdorimi i institucioneve nga partitë në pushtet dhe presionet ndaj mediave.

Një pjesë e ekspertëve thonë se nëse këto zgjedhje nuk organizohen si duhet, rrezikohet ardhmëria e vendit “Ne vlerësojmë se ky është momenti i fundit kur partitë duhet të tregojnë vullnet politik që të kemi një proces sado pak të besueshëm më 11 dhjetor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë do të kemi pasoja edhe më të rënda për zhvillimet në përgjithësi dhe për ekzistencën e vendit tonë”, tha Xhabir Deralla, Civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button