15 vjet pas luftës Ali Ahmeti më uniformë në billbord (FOTO)

Billbordet me propagandë partiake ku shihet Ali Ahmeti me uniformë ushtarake, 15 vjet pas mbarimit të konfliktit më 2001, shtron pyetjen: A po e vesh uniformën e UÇK-së vetëm për fushatë parazgjedhore?!, shkruan Portalb.mk.

“Ali Ahmetit nuk ia mohon askush uniformën e UÇK-së. Ahmeti është komandant i UÇK-së dhe lider i partisë që ka dal nga UÇK-ja. Populli mund ta definojë si të donë, por ai njihet si lideri më paqësor dhe elementi stabilizues në këtë shoqëri. Nuk besoj se ka tendenca të tilla”, tha Artin Spahiu, bartës liste në njësinë zgjedhore numër 4, nga radhët e BDI-së.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

BDI zotohet se datën e 22 nëntorit- Ditën e Alfabetit Shqip, do ta ngrenë në nivel shtetëror.

“BDI, gjithmonë ka qenë në funksion të avancimit të çështjes kombëtare dhe i ka bërë ndryshimet epokale për shqiptarët. Si pjesë të platformës për këta zgjedhje parlamentare, e ka edhe ngritjen e kësaj datë në nivelet më të larta shtetërore. BDI do të propozon dhe miraton plotësim/ndryshimin e ligjit për çmime shtetërore. Me ç’rast do të mundësoj ndarjen e çmimit “22 nëntori”, për arritjet e veçanta në fushën e shkencës, kulturës, arsimit dhe sportit”, deklaroi Spahiu.

Spahiu ka komentuar edhe vandalizmin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir.

“Në Manastir kjo që ndodhi nuk është për herë të parë. Çdokund ka dashakeqës. Çdo komunitet ka njerëz të papërgjegjshëm, që duan ta fusin shoqërinë në binaret të errëta, por besoj se për këto akte do të merren masa nga organet kompetente dhe se çështja do të zgjidhet”, tha mes tjerash Spahiu.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ende manipulon me luften! Por, turp te te vjen se azgje nuk realizove prej amanetit te luftetarve!
    TURP, Turp..
    Hipokrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button