Shpallet muze shtëpia e ligjeratave të para të USHT-së, në fshatin Poroj

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të fillimit të ligjëratave të para në fshatin Poroj, është përuruar shtëpia muze e USHT-së,  shëpia a ku u mbajtën ligjëratat e para më 17 shkurt të vitit 1995.

Në aktin e përurimit morën pjesë, rektori i Usht-së, Vullnet Ameti, zëvendësministri i arsimit Safet Neziri, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në fjalimin e tij rektori USHT-së Vullnet Ameti tha se konsideron shtëpinë muze si simbol të? rezistencës së banorëve të këtij fshati, për arsimin shqip në Maqedoni.

Ndërsa zëvendësministri Safet Neziri, tha se i ngelet për detyrë do studenti, profesori por edhe institucioni që të punojë për këtë universitet për tu ngritur në një rang me universitet tjera ndërkombëtare.

Si përfaqësues i bashkësisë lokale dhe si student në gjeneratën e parë të studimeve foli  edhe profesori Jusuf Zejneli i cili tha se një falenderim të veçantë duhet që tu jepet banorëve të fshatit Poroj dhe Xhepçisht që duke mos menduar për pasojat , mbrojtën studentët dhe universitetin .

Bejtulla Selimi në emër të banorëve dhe bashkësisë lokale të fshatit Poroj rektorit të USHT-së i ndau edhe një mirënjohje, për kontributin e dhënë.

Në orët e para ditës udhëheqësia e USHT-së , ka vizituar edhe familjen e dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini , ndërsa ata më pas kanë vendosur edhe buqeta me lule pranë bustit të tij në fakultetin e arteve në Reçicë të Vogël.  Buqeta me lule përfaqësuesit e USHT-së, kanë vendosur dhe  në bustin e  Mujdin Aliut në fshatin Poroj.

Lajme të ngjashme

Back to top button