Mbrojtja e shtetit nga “krimi” dhe nga “federalizmi”

Që nga mitingjet e para të partive, analistët thonë se mund të shihet rrjedha e fushatës. VMRO-DPMNE do të insistojë të jetë ajo që e mbron shtetin, ndërkaq LSDM do të luftojë për demokraci dhe luftë kundër krimit. Të përbashkëta janë programi dhe projektet, transmeton Poortalb.

“Nëse beson në Maqedoninë, voto kundër skenarëve të cilat po përgatiten për këtë shtet, me dygjuhësinë e gjithë territorit të Maqedonisë, me krijimin e shtetit të ri, pa identitet dhe pa suvenire. Për atë na duhen 63vende në Kuvend, 63 deputetë të cilët do të garantojnë se këto skenarë nuk do të kenë sukses”, tha Gruevski përpara simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, në mitingun e mbrëmshëm në Ohër.

Zaev Nga Prilepi megjithatë, ka porositur se Kushtetuta garanton të drejtë për shfrytëzimin e gjuhëve të etniteteve tjera dhe i pyeti qytetarët se a duan që edhe 4 vjet të jetojnë në regjim.

“Do të ketë drejtësi, çdokush që ka vjedhur nga ju qytetarët, nga  jeta juaj, do të përgjigjet, do të ketë drejtësi, do të përgjigjet përpara ligjit dhe kjo do të vlejë për të gjithë njëjtë”, ka porositur Zev nga Prilepi, transmeton Portalb.

Në përgjithësi fushata është ë drejtim të një çështjeje që i dallon dy palët dhe për të cilët do të konfrontohen, vlerëson profesori universitar Nikolla Dujovski për REL në gjuhën maqedonase.

“Vlerësimet për federalizëm të mundshëm të shtetit do t’i promovojë VMRO-DPMNE me terminologji që përdoret në zgjedhje që të tërheqë vota nacionaliste. Me promovim të lirisë dhe demokracisë do të merret Zaev, i cili do të insistojë që t’i bind qytetarët se një pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së seriozisht janë të zhytur në krim”, thotë profesori Dujovski, duke thënë se të dy palët një gjë e kanë të përbashkët, gjegjësisht edhe Gruevski edhe Zaev do t’i promovojnë programet dhe projektet e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button