Shekerinska: Kemi plan si të rinjtë të mbesin në Maqedoni

Radmilla Shekerinska bartëse e listës së kandidatëve të LSDM-së në NJZ 5 nga koalicioni i kryesuar nga LSDM, sot në Manastir theksoi se një nga detyrat programore është motivi për ndalimin e shpërnguljes masive të rë rinjve nga shteti në vendet e huaja.

Kemi plan, tha sjo, si të rinjtë të mbesin në Maqedoni, të formojnë familje, të gjejnë punë dhe ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre.

“Ne kemi plan me të cilin pagën minimale do ta rrisim çdo vit deri në 16.000 denarë dhe kjo vlen për të gjithë”, theksoi Shekerinska, e cila pati takime me qytetarët në Manastir.

Qëllimi përfundimtar, tha, është që paga mesatare në shtetin tonë të jetë 30.000 denarë, ndërsa të rinjtë të marrin mbështetje direkte nga shteti, gjegjësisht 10.000 euro mjete të pakthyeshme me të cilat do të fillojnë biznes dhe dy vjet mundësi atë biznes ta zhvillojnë në qendrat start-ap në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button