13 shtete evropiane të renditura nga standardi i jetës, ja ku janë qiratë dhe rrogat më të larta

Evropa ka shumë shtete me standardet më të larta të jetës në botë. Standardi i jetës llogarit pagën, kostot e jetës dhe forcën blerëse.

Business Insider ka klasifikuar 13 shtetet që kanë standardin më të lartë të jetës në Evropë, njofton RevistaClass.

Spanjë — Renditet nga fundi për shkak të rrogave mesatare ndër më të ulëtat në Evropë.

Belgjikë—Glassdoor, që ka bërë studimin, deklaron që rroga mesatare në Belgjikë është 41,000 €, por sasia e rrogës e harxhuar për qira i çon të ardhurat në fund të tabelës.

Francë — Rrogat vjetore në Francë janë relativisht modeste dhe renditen të 6-at nga fundi i pagave nominale mesatare të matura nga Glassdoor.

Britani — Glassdoor thotë që paga mesatare vjetore në Britani është gjithashtu 41,000 €, por ka kostot më të larta të të gjithë index-it. Londra është qyteti i tretë në index me kostot më të larta të jetës.

Austri — Është mesatare për të ardhurat dhe kostot e jetës, por me një përqindje më të ulët për qiranë, kur krahasohet me Britaninë, prandaj renditet më lart sesa ajo.

Irlandë — Pagat janë shumë konkurruese po të krahasohet me shtetet e tjera të Evropës dhe pagat në raport me Barazinë e Fuqisë Blerëse, janë po aq të larta sa në Zvicër.

Norvegji — “Shtetet me një kosto të lartë jete në shumicën e qyteteve, nuk ofrojnë domosdo standardin më të lartë të jetës, siç mund të shihet në Norvegji”, thotë Glassdoor. Rroga është e lartë, rreth 61,000€, por shumica shkon për qira dhe blerje produktesh lokale.

Finlandë — Finlandezët renditen pak larg majës sepse, megjithëse rroga e tyre është shumë e lartë, sasia që shpenzojnë në markete, restorante, për transport, mjete të nevojshme dhe qira, ende i lë ata me të ardhura të pakta.

Holandë — Glassdoor thotë që një evropian mesatar ka kosto jetese më të ulëta sesa ata që jetojnë në New York.

Suedi — Kostoja e produkteve vendase dhe shërbimet, përfshirë ushqimin, transportin dhe qiranë është relativisht modeste po ta krahasosh me pagën që merret në dorë.

Gjermani —”Interesante, por Gjermania vjen e treta, pavarësisht që rrogat mesatare nominale janë pak a shumë të ulëta krahasuar me shtetet e tjera në këtë index. Kjo dëshmon që fuqia blerëse për personat me të ardhura mesatare është e lartë në Gjermani”, thotë Glassdoor.

Danimarkë — “Po ta thjeshtëzosh, për standardin e jetës ka rëndësi diferenca mes pagës në dorë dhe nivelit të çmimeve,” thotë Glassdoor. Pavarësisht që Danimarka është mesatare për pagat, kostoja e jetesës është shumë më e ulët sesa disa shtete të tjera, si pasojë qytetarët kanë më shumë të ardhura në dispozicion.

Zvicër— Zviceranët fitojnë shumë, por gjithashtu mund të përballojnë shumë shpenzime. “Në Zvicër, punonjësi mesatar në qytet mund të përballojë të blejë rreth dyfishin e ekuivalentit të tij në New York”, thotë Glassdoor.

Kjo ishte Evropa me shifra…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button