BDI-ja e filloi fushatën elektorale me vizita në Llabunishtë e Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim filloi fushatën elektorale edhe në  Zonën 5 zgjedhore ku kandidatët për deputet bashkë  me bartësin e listës për këtë  zonë Agim Shaqiri vizituan Llabunishtën.

“Lufta e UÇK-së  në  vitin 2001 ktheu dinjitetin tonë  dhe ktheu edhe arsimin shqip në  këto vendbanime.  Pikërisht Llabunishta dhe banorët e saj, bashkë  me strukturat e BDI-së  bënë  të  hapet shkolla në  gjuhën shqipe dhe që  nga viti 2005 shkolla në  Llabunishtë  frymon shqip”, tha bartësi i listës së  Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë  e pestë  zgjedhore Agim Shaqiri.

Siç theksoi edhe kreu i listës Shaqiri, BDI nuk do lejojë  asnjë  lloj regresi të  arsimit shqip dhe mori si shembull vendbanimin e tij ku falë  BDI-së , në  vitin 2005 u themelua shkolla e parë  shqipe të  cilës nga viti në  vit, po I shtohen paralelet në  gjuhën amë.

Nga BDI në Shkup bartësit e listës për Njesitë 1 dhe 2, Artan Grubi dhe Ejup Alimi vizituan Muzeun E Lirisë, të njohur si Muze i Luftës së UÇK-së.

“Këtu është baza që duhet të mësojmë edhe për gjeneratat e ardhshme, që të mos harrojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmne. Muzeu I UÇK-së përmban në vete shënime historike të shqiptarëve. Ne si bartës të listës zgjedhore numër 2 dhe kolegët e zonës 1 fillojmë nga baza e cila është bazë e shqiptarve në përgjithsi në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Alimi.

Ndërkaq, kandidatët e BDI për deputet të Njesisë së gjashtë zgjedhore vizituan Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku realizuan takim me udhëheqësit e kompanisë investuese NORMAK Investment GROUP.

Kandidati për deputetë në këtë njësi zgjedhore Talat Xhaferri theksoi se barazia ekonomike, ndarja e barabart e resurseve do jenë dy shtyllat në të cilat do mbështetet paltforma e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button