Plumbi qorr lëndon një tetovar

Z.P (28) nga Tetova, dje rreth orës 15:00, derisa ka lëvizur me veturën e tij të tipit “Citroen C” me targa tetovare, sipas gjitha gjasave nga një plumb qorr është lënduar në kokë.

Sipas policisë, ai fillimisht e ka dëgjuar goditjen në pjesën e pasme të veturës, ku është gjetur edhe gruaja e tij 25 vjeçare S.P. dhe foshnja i tyre dhe pastaj ka ndjerë dhimbje dhe gjakderdhje në kokë.

Menjëherë e ka ndaluar veturën, ka dal dhe një kalimtar i rastit e ka çuar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.

Një ekip i Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, pas urdhërit të prokurorit publik, ka kryer ekspertizë, në korniza të së cilës është konstatuar se në veturë ka vrima nga plumbat, përderisa në brendësi është gjetur një projektil, kalibër 7.62 milimetra

Po ndërmerren masa për konfirmimin e rrethanave që kanë të bëjnë me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button