Kosova feston 6-vjetorin e pavarësisë

Sot në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë do të shënohet 17 shkurti–Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme i kushtohen homazheve te dëshmorët dhe tek shtatorët e heronjve të Kosovës, transmeton Tribuna.

Ndërsa, në ora 11:00 do të mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar një orë më vonë me manifestimin qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues, ku edhe do të bëhet parakalimi i efektivave të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kurse, rreth mesditës në organizim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të ketë edhe koncert për fëmijë, koncerti i Pavarësisë, koncert me këngëtarët më eminentë të vendit për të përmbyllur rreth mesnatës me ndezjen e fishekzjarrëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button