Ahmeti: Të mendojmë për punët që na presin e që nuk janë pak

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë deklaroi duhet të mendojmë për gjendjen e tanishme sociale, ekonomike dhe politike të Kosovës, por edhe të mendojmë për punët që nga presin e që nuk janë pak.

Ahmeti këto komente i bëri në rrjetin social Facebook.

“Në përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë të mendojmë për gjendjen e tanishme sociale, ekonomike dhe politike të Kosovës por edhe të mendojmë për punët që na presin e që nuk janë pak. Lehtë është me përça e me përqesh. Shtetit tonë i duhet bashkimi i qytetarëve për ta bërë ndryshimin e nevojshëm. Besoj dhe shpresoj në këtë. Urime!”, shprehet Ahmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button