Emocionuese: Publikohet fjalimi i Ronaldos pas triumfit në “Euro 2016” (Video)

Është publikuar një video në rrjetet sociale ku Cristiano Ronaldo flet në zhveshtore të Portugalisë pak minuta pas triumfit të portugezëve në “Euro 2016”, ku mposhtën 1:0 Francën pas vazhdimeve.

“Askush nuk besoi te ne, por ne fituam”, thotë Ronaldo.

“Fituam falë, trajnerit, gjithë stafit dhe lojtarëve që sakrifikuan dhe u munduan në çdo ndeshje. Jam njeriu më i lumtur, më besoni – më i lumturi në botë. Çmimet individuale, Liga e Kampionëve, nuk mund të krahasohen me gëzimin që kam që fituam Kampionatin Evropian”, thotë gjatë fjalimit të gjatë Ronaldo, video kjo që publikohet për herë të parë, shkruan Gazeta Express.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Videon mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button