Java e sfidave dhe spektakleve në futbollin evropian

Kjo javë do të jetë java e sfidave të vështira për futbollin evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të takimeve të kombëtarëve, futbolli evropian do të vazhdojë aty ku e la në ndeshjet e ligave, ndërkohë këtë fundjavë tifozët do të kenë mundësi të ndjekin derbin dhe ndeshje shumë të rëndësishme.

Në ligat e Evropës nesër do të ketë shumë ndeshje të vështira. Në Premier League do të luhet java e 12-të ku përballja më e rëndësishme është mes dy pretendentëve të kampionatit, Manchester United dhe Arsenalit. Ndeshja do të luhet në stadiumin të shtunën Old Trafford me fillim në orën 13:30.

Ndërsa një tjetër ndeshje e rëndësishme do të jetë ajo e derbit londinez mes Tottenham Hotspur dhe West Ham United e cila kohët e fundit nuk po arrin të marrë rezultate pozitive ku si rrjedhojë është në vendin e 17-të.

Në ligën spanjolle luhet java e 12-të ku ndër ndeshjet që spikasin është ajo e derbit madrilen. Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Atletico Madridit do të luhet të shtunën në stadiumin Vicente Calderon me fillim në orën 20:45.

Ndërsa në ligën e parë të Gjermanisë, Bundesliga, luhet java e 11-të. Borussia Dortmund do të luaj kundër Bayern Münih. Borussia Dortmund ka pasur një grafik të ndryshëm ku herë pas here ka humbur edhe pikë dhe ndodhet në vendin e 5-të, ndërsa skuadra kundërshtare e saj ndodhet në vendin e parë.

Ndeshja do të luhet në Signal Iduna Park të shtunën me fillim në orën 18:45.

Ndërsa ditën e diel do të luhen dy derbi. Fernerbahçe do të presë në stadiumin Ülker, kundërshtarin e saj të përjetshëm, Galatasaray-in. Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Cüneyt Çakır dhe do të nisë në orën 20:00 sipas orës lokale.

Një tjetër derbi që do të luhet këtë të diel është ajo mes Milanit dhe Interit në Serie A ku luhet java e 13-të. Ndeshja do të luhet në stadiumin Giuseppe Meazza. Milani i cili ndodhet në vendin e 3-të do të presë Interin i cili duket se po kalon një sezon jo të mirë. Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli pritet të dalë në ndeshjen e parë të Serie A me Interin.

20161118_2_20212330_16158340_web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button