“Fiç”: Përzgjedhja e Trampit e ka rritur pasigurinë në botë

Zgjedhja e Donald Trampit për president të SHBA-së e rrit pasigurinë në botë, thuhet në raportin e agjencisë ndërkombëtare për rejting “Fiç”.

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor e republikanit Donald Tramp dhe paqartësitë rreth politikës së mëtutjeshme të SHBA-së, automatikisht shkakton shkallë ndryshe të pasigurisë për shumë vende, thuhet në kumtesën e “Fiç”.

Ndryshimet në politikën e SHBA-së mund të kenë shkallë ndryshe të pasojave globale, nëse merret parasysh roli i vendit me ekononinë më të madhe botërore dhe fuqinë e saj të jashtëzakonshme politike dhe ushtarake, sqarojnë analistët.

Më konkretisht, planet e Trampit për revizion të Marrëveshjes amerikanoveriore për tregti të lirë (NAFTA) do të ketë pasoja direkte për Kanadanë dhe Meksikën.

Sipas “Fiç”, kthimi i SHBAA-së drejt protekcionizmit tregtar për kthim do të ketë ndikim të rëndësishëm mbi ekonominë e Kinës dhe vendet e tjera aziatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button