LSDM kërkon që KSHZ dhe trupi Ad hok të reagojnë për shkeljen e mediave dhe të internet portaleve

LSDM-ja sot i ka bërë thirrje Komisionit të përkohshëm për përcjellje të prezantimit medial dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që urgjentisht të reagojnë në shkeljen e Kodit zgjedhor nga, siç pohojnë, mediat dhe internet portalet.

“Mediat janë të detyruara t’i respektojnë dispozitat nga Kodi zgjedhor, sidomos neni 69-a, në të cilat ndalohet pezantimi zgjedhor medial dhe tubime tjera publike dhe ngjarje jashtë periudhës të parashikuar për fushatë zgjedhore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Komisioni Ad hok pranë Agjencisë për Audio dhe Shëbime Audio-Vizuale Mediale, si garanci në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor nuk guxojnë të lejojnë që procedurat e këtilla të vazhdojnë në të ardhmen dhe të mbeten të pasanksionuara”, qëndron në kumtesë.

Sipas partisë, me raport të këtillë jorpfesional nga ana e disa mediave dhe internet portaleve, drejtpërdrejtë rrezikohet kredibiliteti i procesit zgjedhor.

LSDM-ja kumtoi se për shkleljet e deritanishme të Kodit zgjedhor tashmë ka parashtruar paraqshtresa deri te organet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button