Dua Lipa bashkëpunon me këngëtarin botëror

Këngëtarja shqiptare e cila po korr suksese në skenën ndërkombëtare muzikore Dua Lipa, si duket nuk ka të ndalur në publikimin e projekteve të reja.

Pas një sërë këngësh të suksesshme ajo vjen me një bashkëpunim. Por nuk është një bashkëpunim dosido, por bëhet fjalë për një emër të madh të skenës botërore. Ai është Sean Paul.

Dua ka njoftuar se të premten do të lançojë klipin e saj të ri. “Bëra një bashkëpunim me Sean Paul dhe do të dalë të premten, #NoLie (nuk gënjej) se mezi pres që ta dëgjoni” shkruan Dua në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button