14 vjeçari miliarder

Një adoleshent është bërë milioner në moshën 14-vjeçare, pas një marrëveshje fitimprurëse për një copë tokë. Britaniku Harvey Millington bleu rreth 1.2 hektarë tokë pasi kishte fituar plot 100 mijë sterlina nga biznesi i tij.
Nxënësi i shkollës shiste disqe të taksave rrugore, nga ato që vendosen te xhami i makinës dhe të kujtojnë për afatet e pagesave.

Toka që bleu ishte e rrethuar nga fusha në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm, i cili trokiti në derën e tij dhe i ofroi 2 milionë sterlina për tokën.

“Nuk e dija sa do më ofronin, por ata erdhën me 2 milionë sterlina. Ishte shumë e mirë për ta refuzuar si ofertë. Është shumë e madhe, veçanërisht për dikë në moshën time”.

Pavarësisht pasurisë, Harvey thotë se do të bëhet oficer policie kur të rritet.

Ai e nisi biznesin e shitjes së disqeve të taksave kur ishte 13 vjeç.

Babai i tij, Howard, një kopshtar, i dha 2 mijë sterlina për të nisur biznesin.

Adoleshenti tha se ideja i erdhi kur pa se babai i tij nuk mbante disk taksash në xhamin e makinës.

Babai i adoleshentit thotë: “E kam mësuar se duhet të punosh shumë që të ecësh përpara në jetë. Ai është një djalë me këmbë në tokë dhe një biznesmen i madh”.

Adoleshenti shiti më shumë se 25 mijë disqe për katër stërlina secili.

Me paratë e fituara bleu një makinë Mercedes smart për të reklamuar biznesin dhe 40 mijë sterlina i shpenzoi për të blerë tokën.

Megjithatë Howard thotë: “Ne nuk do lëmë që paratë t’i bien në kokë atij. Nuk duhet të fokusohemi vetëm aty. Ajo është rrënja e gjithë të këqijave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button