Jolevski-Hot Ji: Zgjedhje korrekte dhe të besueshme dhe integrim më i shpejtë euroatlantik

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, i cili gjendet për vizitë pune në SHBA, u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Hojt Ji me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale politike dhe për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Maqedoni.

Ministri Jolevski, siç informon Ministria dikasteriale, e ka bindur bashkëbiseduesin se Qeveria e Maqedonisë ka për qëllim zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor, të jenë korrekte dhe demokratike. Me këtë rast theksoi se integrimet euroatlantike janë prioritet i lartë i politikës së jashtme për Maqedoninë.

Bashkëbiseduesi, siç thuhet, ka theksuar se SHBA-ja ka interes që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe se nëse zgjedhjet janë korrekte dhe të besueshme, SHBA-ja do ta mbështet Qeverinë e Maqedonisë në proceset e saj integruese euroatlantike, në tërheqjen e investuestimeve të huaja dhe në përpjekjet për përmirësimin e ekonomisë.

Ministri Jolevski dërgoi urim deri te populli amerikan për presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp dhe ka shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy vendeve bazuar në marrëveshjen strategjike,  do të vazhdojë të zhvillohet në rritje e sipër.

Gjatë vizitës, ministri i Mbrojtjes realizoi takim edhe me drejtorin për Azinë, Lindjen e Afërt, Evropën dhe Amerikën Latine në Sektorin e Kombeve të Bashkuara për operacione paqësore, Peter Due.

Në takim u bisedua për planet e ardhshme për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në operacionet paqësore të Organizatës botërore, ndërsa janë këmbyer edhe mendime për situatën në Siri dhe Irak, si dhe për krizën migruese dhe të refugjatëve, e cila e përfshiu Evropën.

“Një nga instrumentet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare për menaxhimin e krizave të ndërlikuara, të cilat paraqesin kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë, janë operacionet paqësore të KB-së. Maqedonia si anëtare përgjegjëse e kësaj organizate fillimisht duke u nisur nga angazhimi për mbrojtjen e paqes botërore dhe sigurisë, si edhe deri tani duke marrë parasysh pjesëmarrjet e deritanishme të pjesëtarëve të ARM-së në misionet e NATO-s, BE-së dhe KB-së, ashtu edhe mëtej fuqishëm qëndron në përcaktimin për pjesëmarrje në këto misione paqësore të KB-së”, deklaroi Jolevski.

Në mënyrë shtesë, thuhet në kumtesë, Jolevski ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes e shqyrton mundësinë për pjesëmarrje edhe në misione tjera të KB-së në pajtim me nevojat dhe resurset në dispozicion dhe mundësitë.

Jolevski dje dhe sot do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të fondacionit Hetrixh, i cili ka rol të rëndësishëm në definimin e strategjisë së Partisë Republikane dhe ardhmërinë e administratës.

Pika kryesore të bisedimeve kanë qenë nevojat për integrim të përshpejtuar euroatlantik të Maqedonisë, politika ekonomike dhe liberalizimi i vizave. Për të gjitha tre elementet ministri Jolevski ka marrë mbështetje.

“Integrimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuojë për stabilitetin në rajon dhe Evropë, që është tejet e rëndësishme për SHBA-në. Indeksi i lirisë ekonomike të cilin e publikon fondacion Hetrixh është dëshmi se Maqedonia zhvillon politikë solide ekonomike, e cila është shembull për shumë vende në rajon”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sonte, në Institutin për paqe të Shteteve të Bashkuara në Uashington, do të mbahet koncert tradicional për Ditën e falënderimit, i cili e feston miqësinë mes qytetarëve të SHBA-së dhe Maqedonisë, në të cilin do të performojnë artistët e Maqedonisë, pianistit Duke Bojaxhiev dhe klarinetisti Ismail Lumanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button