Pa energji elektrike më shumë pjesë të Shkupit

Pa furnizim me energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunës Qendër, Aerodromit, Petrovecit, Sarajit, Çairit dhe Gjorçe Petrovit, njoftoi QRMK.

Ndërprerje me furnizim prej orës 8:30 e deri në orën 10:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gjorgji Skrizhevski” në komunën Qendër, prej orës 8:30 e deri në orën 14:00, shfrytëzuesit e rrugës Bozhin Nikollovski – Sillni në komunën e Aerodormoit, ndërsa në periudhën prej orës 8:30 e deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rrugës “1” në fshatin Ognjanc në komunën e Petrovecit.

Pa energji elektrike në periudhën prej orës 9:00 e deri në orën 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Arnaqi e Poshtme, komuna e Sarajit, prej orës 9:00 e deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës  “Meglenska” në komunën e Kisella Vodës, dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës Slavej Planina në komunën e Çairit, në periudhën prej orës 10:00 e deri në orën 11:00, pjesë të nënrrugëve nr.24 dhe nr.60 në fshatin Vollkovë, komuna e Gjorçe Petorivit, në periudhën prej orës 10:00 e deri 13:00 , një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve Ibe Palikuqi dhe Voin Drashkoviq në komunën e njëjtë në periudhën prej orës 10:00 e deri në orën 15:00, një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Volkovë, gjithashtu në Gjorçe Petrov.

Në komunën e njëjtë në periudhën prej orës 11:15 e deri në orën 12:15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Znepole”.

Në periudhën prej orës 12:30 e deri në orën 15:30, ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kondovë në komunën e Sarajit edhe në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 14:30, shfrytëzuesit e rrugës “3” në fshatin Ognjanc në komunën e Petrovecit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button