Maqedonia do të mësojë nga praktikat ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit

Në bashkëpunim me sektorin për Kërcënime transnacionale në Vjenë dhe OSBE- Gjermani, në Shkup, do të mbahet Konferencë dy ditore rajonale, ku marrin pjesë 72 pjesëmarrës, gjykatës, prokurorë publik, përfaqësues të policive nga rajoni dhe misioneve të OSBE-së, me temë: “Pengimi i përdorimit të internetit për qëllime terroristike”, raporton Portalb.mk.

“Incidentet e fundit terroriste treguan rrezikun e madh nga përdorimi i mediave sociale dhe komunikimet tjera në internet për nxitje, bindje dhe kryerje të veprës së terrorizmit. Pastaj për rekrutimin e anëtarëve të rinj në luftërat terroriste, financimin e terrorizmit, sulmet në nëpërmjet rrjeteve në internet, shpërndarjen e ideologjive ekstremiste. Gjithë kjo përdoret nga grupacionet terroriste dhe krijohet rrezik kur drejtohet te të rinjtë. Për këtë arsye, gjatë këtyre dy ditëve për këto tema do të elaborohen nga ekspertë të spikatur botëror  nga 12 shtete të botës; SHBA, Izrael, BM, Belgjikë… Do të kemi ekspertë nga institucionet për transferimin e parave- për ndalimin e larjeve të parave, si dhe ekspertë policor nga Agjenci për kundërzbulim, Aneta Arnaudovska, Drejtuese e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik.

“Siguria, interesi i përbashkët, besimi dhe bashkëpunimi këto fjalë janë kyçe për konferencën e sotme. Të gjithë duhet të bashkëpunojmë nëse duam t’i arrijmë këto qëllime. E dimë se terrorizmi është kërcënim për paqen dhe sigurinë, por edhe për kohezionin social dhe ekonomik. Kjo punëtori do të ndikojë për përmirësimin e bashkëpunimit”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer.

Komponentët e bashkëpunimit, si mjaftë të rëndësishme në luftën kundër tërrorizmit e ka spikatur edhe Nina Soumalainen, shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Kyçe në luftën kundër terrorizmit është bashkëpunimi, bashkëpunimi në mes organeve të ndjekjes- prokuroritë dhe gjykatat. Për këtë arsye edhe është organizuar kjo punëtori. Ekspertët që punojnë në këtë fushë do të elaborojnë praktikat më të mira, që do të ndikojnë në efikasitetin e kësaj fushe. Kjo fushë është e karakterit teknik, por duhet të përdoret edhe korniza ligjore që të mund t’i përgjigjemi këtyre sfidave. Prandaj, kjo punëtori do të ofroj mekanizma të ndryshëm që do të përdoren në luftën kundër terrorizmit”, theksoi Soumalainen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button