Shkup, një mjeshtër i ashensorëve humb jetën: Rrëzohet nga kati i tetë

Një mjeshtër për ashensor është ftuar që ta rregullojë ashensorin e bllokuar për automjete në garazhin me kate të Shkupit “Sollunski Kongres” e cila është në fund të Vardarit, afër zyrës së “Postës së Maqedonisë”, i cili duke e sanuar problemin për garazhin ka rrëshqitur nga kati i tetë dhe i njëjti ka ndërruar jetë në spital, njofton Portalb.

Nga MPB, thonë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:30m kur ashensori është bllokuar në garazhin për vetura. Mjeshtëri V.M ka marrë për detyrë që ta zhbllokojë ashensorin i cili ishte bllokuar në katin e tetë. Duke intervenuar, MPB sqaron se mjeshtri ka rrëshqitur dhe ka rënë në dysheme betoni.

Kolegët janë munduar që t’i ndihmojnë, kanë thirr Ndihmë të Shpejtë, ndërkaq ai ka qenë pa vetëdije. Pas disa orë, mjekët janë munduar që ta shpëtojnë, megjithatë, mjeshtri ka ndërruar jetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button