Maqedoni, ja sa parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Afati për paraqitjen dhe verifikimin e listave me kandidatë për deputetë ka mbaruar, ndërkaq Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njoftoi se zyrtarisht në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojnë 11 subjekte, prej të cilëve 5 do të jenë koalicione dhe gjashtë parti politike, njofton Portalb.

cats

Te blloku shqiptar, gara më “e nxehtë” do të jetë në njësinë zgjedhore numër 6, ku do të përballen krerët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së. Për dallim, te blloku maqedonas, gara më e fortë do të jetë në njësinë zgjedhore numër 4 ku do të përballen dy liderët e dy partive më të mëdha, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe Zoran Zaevi i LSDM-së opozitare.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet do të fillojë më 21 nëntor. KSHZ-ja përkujton se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore, radiodifuzerët dhe mediat e shtypit nuk guxojnë të emetojnë, gjegjësisht të publikojnë reklama të paguara politike, transmeton Portalb.

“Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emetojnë, gjegjësisht të publikojnë reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga buxheti i komunave dhe të qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave tjerë të cilët me ligj u besohet kryerja e autorizimeve publike”, theksohet në kumtesën e KSHZ-së.

Për shkelësit e këtyre dispozitave, Komisioni shtetëror zgjedhor do të iniciojë procedura adekuate në pajtim me kompetencat e tij. Vlera e gjobave për kundërvajtje tjera përcaktohen në nenin 181 dhe 182 nga Kodi zgjedhor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button