Oland: Marrëveshja e Parisit për klimën është “e pandryshuar”, ndërsa Trampi duhet ta respektojë

Presidenti francez Fransoa Oland sot në Marakesh deklaroi se Marrëveshja e Parisit është “e pandryshuar” dhe me këtë rast e ka ftuar presidentin e ardhshëm amerikan Donald Tramp që t’i respektojë detyrimet që Uashingtoni i ka ndërmarrë në këtë proces.

“SHBA-ja, forca e parë ekonomike në botë dhe e dyta për nga madhësia ndotëse me emisione të dëmshme, duhet t’i respektojë detyrimet e ndërmarra”, deklaroi Oland në foltoren e konferencës së 22-të ndërkombëtare për klimën, të organizuar në Marok.

Ky nuk është vetëm detyrim i tyre, ky është edhe në interesin e tyre, në interes të popullit amerikan, të kompanive amerikane, që ka investuar në kalimin ekologjik, si në qytetet, ashtu edhe në shtetet që janë mobilizuar në dobi të kauzës klimatike. Franca do të zhvillojë dialog me SHBA-në dhe presidenti i tyre i ri me respekt, por edhe me vendosshmëri në emër të atyre rreth qindra shteteve, të cilët tashmë e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Parisit”, nënvizoi presidenti francez.

“Të punohet për klimën do të thotë të garantohet siguria dhe stabiliteti në botë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button