Deputeti arab thërret ezanin në parlamentin e izraelit (VIDEO)

Deputeti arab në Parlamentin e Izraelit, Ahmed al-Tibi ka thirrur ezanin në Knesset në shenjë proteste kundër projektligjit, i cili në disa pjesë të Izraelit ndalon përdorimin e altoparlantëve në xhami për t’i ftuar besimtarët në namaz.

Al-Tibi në seancën e Parlamentit doli në foltore dhe thirri ezanin, me çka shkaktoi zemërimin e deputetëve të tjerë izraelitë, të cilët filluan të ndërhyjnë, kurse disa edhe dolën nga salla, raporton AA. Lideri i Lëvizjes Arabe për Ndryshime (Te’al) theksoi se me këtë veprim ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit, i cili parashikon heshtjen e thirrjes për namaz në xhamitë e Jerusalemit Lindor dhe të komuniteteve arabe në Izrael.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button