Nesër, ja cilat vende do të mbesin pa energji

Nga ora 8:30 e deri në orën 11:30 nesër (e mërkurë) pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga “31” në Sopishtë, ndërsa nga ora 8:00 e deri 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Zhivko Çento” dhe “Radnjanska” në komunën Qendër dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Petre Piruze” dhe “Helsinski” në komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 9:00 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Via Ignjacia” ndërtesat nr.6 dhe 8 “Mice Kozar” dhe “Socialistiçka zora” ndërtesa nr.5 në komunën e Gjorçe Petrovit. Pa energji elektrike nga ora 9 e deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Arnaqia e Poshtme, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e fshatrave Dobri Doll dhe Rakotinc.

Nga ora 11:00 e deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Jane Sankdanski” nr. 134 dhe 135, ndërsa nga ora 12:00 e deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “istarska” në afërsi të Pishinës olimpike. Shfrytëzuesit nga fshati Bardovci do të jenë pa energji elektrike nga ora 12:30 e deri në orën 15:00. QRMK e Qytetit të Shkupit informon se ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button