Rregulli stilistik që fshihet pas çdo look-u të Michelle Obama #FOTO

Edhe pse nuk është më “Zonja e Parë” e Amerikës, me siguri do të mbetët një nga zonjat më elegante që kanë kaluar nga Shtëpia e Bardhë. Michelle Obama, së fundmi ka pozuar në kopertinën e Vogue dhe përveç fotove të mrekullueshme, ka zbuluar edhe sekretet e vogëla për stilin e saj.

Kanë kaluar shumë vite që prej momentit që ajo shkeli në Washington për herë të parë dhe që atëherë është duartrokitur shumë herë për zgjedhjet stilistike.

Por cili është rregulli që ajo zbaton gjithmonë kur zgjedh një veshje? “Të gjitha kanë të bëjnë me rehatinë. Mbi të gjitha një veshje duhet të të bëjë të ndihesh rehat. Kështu që kur shikoj një veshje, pyetja ime e parë nuk është: ‘Kush e ka bërë këtë?’, por “Le ta provojmë, të shikojmë si duket. E mirë duket, le t’i shtojmë një rrip. Wooow! Nuk e kisha menduar që do tregonte kaq bukur. Ndihem mirë me këtë”, ka treguar ajo.

Përsa i përket bashkëpunimit me stilistë të ndryshëm, ajo ka shtuar: “Me siguri që ka njerëz që më pëlqen të punoj me ta. Më intereson të shikoj se si funksionon grupi i një stilisti. Nëse çdo gjë mes tyre është e ekuilibruar atëherë edhe puna e tyre që finalizohet me realizimin e veshjeve është perfekte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button