Gjuha shqipe duhej bërë zyrtare në Parlament, jo në fushata parazgjedhore

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe është një prej çështjeve që u aktualizuan edhe në këtë periudhë parazgjedhore. Madje, partia shqiptare në pushtet, BDI sërish betohet që do ta bëjë këtë gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Në fakt, Kushtetuta dhe ligjet parashohin që pos gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e popullsisë së RM-së. Rrjedhimisht gjuha shqipe është zyrtare. Por kjo dispozitë është shpërfillur në praktikën e deritanishme, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni, deputetët shqiptarë na lanë pa lektorë, gjuha shqipe mbetet skandaloze

Ekspertët vlerësojnë se rregullimi i kësaj çështjeje mund të bëhet vetëm me ndryshim të Kushtetutës, në të cilën saktë do të përcaktohet.
“Në Maqedoni gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe” dhe mandej me ligj të posaçëm të rregullohej zbatimi gjithëpërfshirës. Në këtë mënyrë do të zgjidhej kjo çështje e rëndësishme për qytetarët shqiptarë në Maqedoni dhe jo me premtime para-zgjedhore, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë. Sipas ekspertëve, partitë shqiptare të deritanishme parlamentare kanë pasur mundësi por jo dhe aftësi për ta bërë këtë.

“Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.”shkruan në Amandamentin V të Kushtetutës së RM-së.

Sipas profesorit universitar, Osman Kadriu i cili flet për Portalb.mk, Kushtetuta e njeh shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në nivel shtetëror. Megjithatë përdorimi i termit “gjuha që e flasin së paku 20% e popullsisë”, në vend të termit “Gjuha shqipe” shkakton probleme, huti dhe dilemë nëse e njëjta garantohet ose jo, nëse duhet të zbatohet ose jo.

Madje Ligji mbi përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e popullsisë së RM-së, në mënyrë enumerike i numëron disa prej organeve ku duhet që përveç gjuhës maqedonase të përdoret edhe gjuha që e flet së paku 20% e popullsisë, si p.sh. në Parlament, në gjyqësor etj. Mirëpo në praktikë sipas Kadriut, as në këto institucione shqipja nuk respektohet, ja për shembull: gjykatësi është shqiptar, prokurori shqiptar, pala shqiptare, kurse procedura zhvillohet në gjuhën maqedonase. Ndërkohë nuk ka asnjë garancë e as zbatim të gjuhës shqipe si zyrtare nga ana e institucioneve tjera, që nuk janë të parapara në këtë ligj, si Banka Popullore, Qeveria, Gjykata Kushtetuese… dhe siç theksoi “të mos flas për institucionet publike dhe private”.

“Diçka ka avancim por jo ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe MO-ja, gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në nivel shtetëror” u shpreh Kadriu.

Çfarë duhet të bëhet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe?

Sipas Kadriut, fillimisht duhet të ndryshohet vetë Kushtetuta dhe në të ardhmen të mos fillon me definim se kush është ajo gjuhë e dytë zyrtare, por duhet shkurt e trok të thuhet se gjuhë zyrtare në Maqedoni është edhe gjuha shqipe.

“Kosova ka një dispozitë, ku thuhet se në Kosovë gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe. Kështu duhet ta ketë edhe Maqedonia” tha për Portalb.mk Kadriu.

Mandej, sqaroi Kadriu, kjo dispozitë kushtetuese me ligj duhet të përpunohet hollësisht, të rregullohen çështjet tekniko-administrativo-juridike, që do të thotë se secilit institucion duhet t’i sigurohet mekanizëm  se si do ta zbatojë gjuhën shqipe. Duhet të ekzistojë kuadër i përkthyesve në çdo organ dhe të instalohen pajisjet e nevojshme. Për këtë duhet që secilit organ t’i ndahet buxhet i mjaftueshëm. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë buxhet të paarritshëm dhe do të ishte e palogjikshme që Maqedonia e cila shpenzon miliona euro në përmendore të mos ketë para për përkthim. Krejt çka duhet është disponimi politik.

Sa për ilustrim, në UE njihen 24 gjuhë zyrtare. Secila nga institucionet kyçe ka departament të veçantë të përkthimit, ndërsa institucionet tjera kanë një qendër të përbashkët për përkthim në Luksemburg. Ligjet dhe dokumentet politike të rëndësisë së madhe politike përkthehen në 24 gjuhët zyrtare, ndërsa dokumentet tjera përkthehen në tre gjuhë (gjuhë angleze, franceze dhe gjuhë gjermane) ose në gjuhë tjetër të nevojshme, varësisht prej rastit.

Sipas ekspertëve, partitë shqiptare parlamentare kanë pasur mundësi që deri tani ta rregullonin përfundimisht zyrtarizimin e gjuhës shqipe, por ata ishin të paaftë për ta bërë një gjë të tillë.

 “Në bazë të ndryshimeve kushtetuese është dashur të rregullohet njohja dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo se pse nuk ndodhi deri tash, vlerësoj se është mangësi dhe dobësi e partive shqiptare që ishin pjesëmarrëse në Parlament. Kjo është dashur të bëhej në një afat më të arsyeshëm, më të kuptueshëm e jo të kalojnë gati 15 vjet dhe përsëri ne të flasim a është e pranuar, çka nuk është e pranuar.”-deklaroi Kadriu.

Bajram Pollozhani nga ana tjetër tha për Portalb se deputetët shqiptarë kanë mundur ta shfrytëzonin shumicën e dyfishtë dhe të bllokonin votimin e ndonjë ligji, në këmbim me ndonjë ligj që do të ishte në dobi të shqiptarëve, por nuk e kanë bërë këtë. Ata madje edhe mund të ndërhynin në Kushtetutë, në rastet kur u iniciuan ndryshime kushtetuese në Kuvend. / Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button