Komuniteti romë: Shteti po na injoron!

Margjinalizimi i romëve në Maqedoni, mos-krijimi i kushteve fundamentale për jetesë nga institucionet në Maqedoni ka mbledhur sot në debat aktivistë të shoqërisë civile, për të diskutuar për çështjen në fjalë, raporton Portalb.

“Republika e Maqedonisë s’ka bërë asgjë për të drejtat e romëve në Maqedoni. Përqindja më e madhe e të pastrehëve janë romë. Shteti nuk merr masa për të krijuar kushte për romët, kjo qartë theksohet edhe në Raportin e Progresit. Deri në këto momente nuk është treguar vullnet politik për t’u dalë në ndihmë romëve”, tha organizatorja e debatit Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinku.

“Në Maqedoni teoria dhe praktika janë të ndryshme për të drejtat themelore të romëve. Të drejtat e romëve në Maqedoni janë “fantazi shkencore”. Për një femër rome që vdiq më 2012 gjatë lindjes, tash më 2016 është shpallur aktgjykimi ndaj mjekut, i cili është dënuar me kusht. Kjo situatë po merret si normale, sepse mungojnë mekanizmat”, aktiviste e shoqërisë civile Nesime Seilovska.

“Mosnjohja e traditave rome, sjellë margjinalizimin dhe gjuhën e urrejtjes. 61 lëndë për të drejtat e njeriut ende nuk janë zgjidhur, vetëm në tre komuna me shumicë rome. Kërkojmë përkrahje nga organizatat tjera dhe institucionet. Kërkojmë të jemi të barabartë, me të drejta sociale dhe të mund t’i realizojmë të drejtat themelore”, ishte decid aktivisti për të drejtat e njeriut Zekir Abdullov.

“Shteti jo që na diskriminon, por na injoron! Ne si sektor civil do të vazhdojmë të punojmë, derisa shteti ta kupton se duhen ndryshime sistemore. Tash së fundmi kishim një raste, lind një rome, mjekët nuk marrin përsipër lindet nga akusheret. Këta të fundit e trajton keq, duke e pyetur, cit: “cigane, i cili fëmijë me radhë është ky”?! Numri më i madh i madh i fëmijëve lypsar në rrugë janë romë. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale duhet urgjentisht të reagoj”, theksoi Latifa Shikovska.

Debatin e ka përshëndetur edhe zyrtari i lartë i Ambasadës së Gjermanisë në Shkup, Akuatiçi Marko, i cili kujtoi se ky debat ka për qëllim promovimin e të drejtave themelore të romëve dhe avancimin e tyre.

KH ka prezantuar edhe ueb faqen www.romamap.mk ku u jepet mundësia qytetarëve të denoncojnë shkeljet nga institucionet e shtetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button