Nikollovski kërkon të ngritet procedurë për tenderin për digën Reçan

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot në konferencë për media u bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurorive dhe institucioneve kompetente të ngritin procedura për tenderin që e kanë fituar “Transmet” dhe “Sileks nemetali” në pronë të “Sileks SHA” për ndërtimin e digës Reçan dhe lumit Orizarska.

Siç theksoi Nikollovski, tenderi është publikuar pa u siguruar miratim nga Qeveria, ndërsa vendimin për furnizimin publik në vlerë prej 1.593.378.335  denarë ose 25.908.590 euro, e ka nënshkruar ministri Mihail Cvetkov më 28 tetor.

“Deri sot nuk është dorëzuar përgjigje në kërkesë të kontrollit të dokumentacionit ku tender të ri sërish kanë fituar ‘Transmet’ dhe ‘Sileks nemetali’, në pronë të ‘Sileksit SHA” ku ministri Mihail Cvetkov në të njëjtën kohë ka qenë ministër dhe anëtarë i Bordit të drejtorëve”, theksoi Nikollovski.

Ai sqaroi se Ministria e Bujqësisë më 12 dhjetor të vitit 2015 përmes Byros për furnizime publike ka shpallur në thirrje publike për ndërtim të digës Reçani, ndërsa në Ligjin për furnizime publike procedura për ndarjen e marrëveshjes shumëvjeçare fillon në bazë të miratimit të cilin e ka dhënë Qeveria.

“Miratimi nga Qeveria është marrë më 29 mars të këtij vitit, 3,5 muaj pas publikimit të shpalljes. Firmat megjithatë, të cilave u është ndarë tenderi prej 25 milionë euro janë në lidhje të drejtpërdrejtë me mediat kryesore të cilat e mbështesin pushtetin”, theksoi zëvendësministri plotësues Lupço Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button