Tramp nuk do të caktojë prokuror special për Hillari Klintonin

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Tramp me siguri nuk do të caktojë prokuror special për “rastin e mejleve” dhe për rivalen e tij, kandidaten e demokratëve, Hillari Klinton.

Në një deklaratë për “Uol Strit Xhurnal” ai refuzoi të përgjigjet në pyetjen për emërimin e prokurori special, duke sqaruar se tani ka prioritete të tjera.

Për gazetën njujorkeze, Tramp deklaroi se detyra e tij parimore pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë do të jetë mbrojtja shëndetësore, punësimi, kontrolli kufitar dhe reforma e sistemit tatimor.

Gjatë fushatës së gjatë zgjedhore, Tramp disa herë është kërcënuar se nëse do të zgjidhet për president, do të emërojë prokuror special, për t’i hulumtuar “krimet” e Klintonit. Ai pohoi se Klinton është “fajtore” sepse nga serveri i saj privat ka dërguar mejle zyrtare dhe se atë që e ka bërë është “tradhti” ndaj SHBA-së, gjoja sepse është rrezikuar siguria kombëtare.

Hetimet e Departamentit amerikan të shtetit, si dhe të FBI-së, nuk gjetën kurfarë dëshmi për fajin dhe për dhënie  e sekreteve shtetërore dhe kështu që para fushatës zgjedhore u konkludua se nuk ka bërë asnjë vepër penale.

Klinton u tërhoq nga opinioni pas humbjes zgjedhore më 8 nëntor dhe nuk reagon në protestat masive që vazhdojnë të mbahen nëpër qytetet dhe kolexhet në SHBA, kundër zgjedhjes së Trampit.

Në bisedë me donatorët e Partisë Demokratike, ajo e akuzoi drejtorin e FBI-së, Xhejms Komi për humbjen.

Në vetëm 10 ditë para zgjedhjeve ai hapi hetim të ri për mejlet, edhe pse në korrik publikoi se hetimi ka përfunduar dhe pastaj dy ditë para votimit, kumtoi se nuk është gjetur asnjë përgjegjësi penale.

Klinton dhe demokratët zbulojnë se menjëherë pas këtyre lëvizjeve të Komit, udhëheqësia e sigurt e Klinton para Trampit, përnjëherë u zhduk. Dyshimi, tërheqja e shpejtë për vetë një javë, i ndihmoi Trampit ta “konfirmojë” akuzën e tij paraprake se Klinton është “mbrojtur nga sistemi”, vlerësojnë në Partinë Demokrate amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button