Marca: Penaltia më e çuditshme e vitit ajo nga Berisha [video]

Takimi Shqipëri – Izrael sipas Marcas solli “katër minuta të çmendura”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkua, goditje e kundërshtarit me kokë, karton të kuq, dhe pritje e penaltisë nga portieri që u inkuadrua nga bankina.

“Penaltia më e çuditshme e këtij viti” sipas të përditshmes spanjolle është ajo e shkaktuar nga Etrit Berisha në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Izraelit.

“Kur po zhvillohej minuta e 53 rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës së rreptësisë. Berisha i frustruar u preku me kokë Zahavin që i kushtoi me dënimin maksimal, karton të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Veprim i pakontrolluar ky që detyroi portierin Alban Hoxha të futet në lojë. Hoxha priti penaltinë e Zahavit, dhe natyrisht Shqipëria pësoi me rezultat 0-3 me dy lojtarë më pak në fushë. Çmenduri!”, shkruan Marca.


Alban Hoxha Save Penalty by enjoylivehdi


Etrit Berisha RED Card HD – Albania 0-1 Israel… by footballEnLigne

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button