Alban Skënderaj rrëfehet: nuk do të këndojë më për Miriamin?

Kantautori Alban Skënderaj, i cilësuar gjithmonë si artisti që u këndon zemrave dhe dashurisë, vetëm pak ditë më parë, u ka sjellë një këngë të re zemrash fansave të tij. “Stoli i trëndafilave” krijimi i tij më i ri, në vetëm pak ditë është pritur mjaft mirë dhe po shton numrin e klikimeve. Ndërkohë Albani vijon të jetë i pranishëm edhe në mbrëmjet live në Shqipëri, Kosovë e diasporë.
I ftuar së fundi në programin “da’Sara”, nga Dasara Karaiskaj, Albani ka folur për marrëdhënien e tij me muzikën, dashurinë për t’u kënduar ndjenjave e temave sociale, por dhe për publikun specifik, për të cilin ai është gjithmonë krenar: “Publiku im është i gjerë, por është i mirë, i zgjedhur, cilësor dhe jam shumë krenar për këtë. Por ideja është që unë nuk kam pasur kurrë dëshirë të rri në të njëjtat ujëra. Kam qejf që të kërkoj të renë, të eksperimentoj, të dal, të shoh, të rinovohem, të sfidoj veten…”

I ka dëgjuar shpesh cilësimet që i bëjnë vazhdimisht njerëzit: këngëtari i baladave, i zemrave të thyera, i dashurisë, dhe është përpjekur gjithmonë të jetë i larmishëm në tekstet dhe muzikën e tij. Por nuk ndihet keq për këtë:

Që u këndon zemrave, ndoshta njerëzit mua më vlerësojnë për atë që unë, ndoshta bëj më mirë, por jo sepse bëj të vetmen gjë, pra jam një artist që mundohem t’i bëj të gjitha… Edhe përqasja ime e parë (që pas këngës Vetëm Ty) ka qenë gjithmonë për të mos u parë si artist i baladave, pra jo i zemrave…

Në një botë të mbushur me kantautorë, Albani ndihet me fat që është një prej tyre, sepse ky është një faktor tjetër në suksesin e tij:

Bota është plot me kantautorë dhe unë ndihem me fat që jam një kantautor, sepse mund ta shpreh veten time në tërësinë time, në 360 gradë, sepse i shkruaj, i ndjej, i këndoj, i performoj. Jam me fat, sepse gjithçka që kam e jap vet, midis trupit tim, shpirtit tim, zërit tim…

Megjithatë, ka diçka që e frikëson në këtë moment të jetës kur i ka arritur thuajse të gjitha. i pyetur se tani që i ka marrë thuajse gjithçka nga jeta, a ndihet i frikësuar, Albani përgjigjet:

E kam shpesh këtë frikë dhe, fatkeqësisht jam një tip që nuk është se gjej shumë lehtë paqe. Megjithatë, edhe kur e dëgjoj këtë edhe nga të tjerët më bën të ndihem edhe më mirë, të relaksohem. Mundohem ta shijoj më shumë atë që kam, sepse nuk kam pak. Por kur je artist, je pak një shpirt i trazuar edhe është sikur je gjithmonë në mungesë të diçkaje dhe ke një ankth që të përcjell gjithë jetën.

Tani që prindi brenda Albanit ka lulëzuar edhe jetën e tij artistike, ai thotë se “vuan” nga një përplasje e madhe mes këtij statusi të ri dhe suksesit në karrierë: “…por të qenit prind është duke fituar drejt atyre shtigjeve të errëta ku unë di shumë mirë të futem ndonjëherë, kështu që jam i lumtur që ky fëmijë ka ardhur për mua në momentin e duhur dhe më ka dhënë një dritë të madhe të cilën duhet patjetër që ta vlerësoj dhe ta shijoj…”

Por nëse deri tani e privilegjuar në këngët e Albanit ishte Miriami, tani artisti ka hequr dorë nga ajo?

…. tani do t’i këndoj vajzës. Për mua janë dy muza të dyja: është dashuria e jetës Miriami dhe një dashuri e jetës gjithashtu vajza, e cila është në një tjetër kontekst, por e lidhur me Miriamin, e forcon dashurinë time me Miriamin, kështu që për mua do jenë gjithmonë frymëzim…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button