Piloti i avionit propozon të dashurën në ajër, në mënyrën më të bukur (VIDEO)

Këtë herë dashuria ishte vërtet në ajër. Dhe dy protagonistët e saj ishin piloti dhe pasagjerja e avionit. Pasi uroi mirëseardhjen në avion, piloti kishte edhe diçka tjetër, shumë të rëndësishme për të thënë.

Në bord udhëtonte e dashura e tij, Ana. Ndaj ai mes gezimit dhe emocioneve tha: “Gjithashtu ne kemi edhe një pasagjere shumë të rëndësishme në bord, emri i saj është Ana. Ajo po udhëton në Amerikën e Jugur për të vizituar familjen e saj, por unë dua të sigurohem që ajo do të kthehet sërish tek unë, në Australi. Ndaj tani që kam vëmendjen e saj të plotë dua ta pyes: Do të martohesh me mua?”, tha ai, fillimisht në spanjisht dhe më pas në anglisht.

E habitur dhe mes lotësh, Ana sigurisht që tha po.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button