Sërish protesta në SHBA për shkak të zgjedhjes së Donald Trampit për president

Mijëra njerëz, prej të cilëve numri më i madh studentë, sërish protestuan në një sërë qytete amerikane pas zgjedhjes së Donald Trampit për president.

Rreth 300 persona organizuan protestë në Baltimor duke brohoritur “Ai nuk është presidenti im!”, ndërsa në parrullë shkruante “Unë nuk e kam zgjedhur urrejtjen për funksion presidencial”.

Demonstrata kishte edhe në Çikago, Denver dhe Dallas.

Në San Francisko protestuan rreth një mijë të rinj, me ç’rast është bllokuar komunikacionin në qarkun financiar.

“Donald Tramp është racist. Ai i sulmon imigrantët dhe myslimanët”, deklaroi demonstruesja Pamella Kampos.

Në Los-Anxhelos qindra studentë protestuan në kampusin e Universitetit të Kalifornisë. Ata mbanin transparenta: “Dashuria do ta mposht urrejtjen” dhe “Hiqni dorë nga Trampi”.

Rreth 200 persona protestuan në Uashington skuer në Nju-Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button