Futbollistët në atmosferë pozitive “ateruan” në Granadë (FOTO)

Hajrush Mani, Spanjë

Granadë

Reprezentacioni i Maqedonisë sot (e mërkurë) në orët e pasdites pas udhëtimit prej katër orëve nga aeroporti i Shkupit, “Aleksandi i Madh”, ka arritur në qytetin e Granadës, në krahinën spanjole të Andaluzisë. Të gjithë futbollistët gjatë udhëtimit kishin atmosferë pozitive dhe tani më janë vendosur në hotel, për të shfrytëzuar pushim të shkurtër, pasi në orën 18:00 do të kenë dhe seancën e parë stërvitore. Sigurisht se nga më i disponuari ishte futbollisti i Luganos, shqiptari nga Velesi por që jeton në Zvicër Ezgjan Alioski, i cili për ndeshjen me Spanjën ishte me stil të ri të flokëve.

Ezgjan Alioski me stil të ri

Alioski ka thënë mes tjerash se është në formë të mirë dhe se pret që edhe në ndeshjen ndaj Spanjës, të jep maksimumin, pasi pozita që po luan në Lugano ka nxjerr prej tij më të mirën dhe kjo duhet të reflektohet edhe në ndeshjet me reprezentacionin.

Ezgjan Alioski

Të gjithë futbollistët ndjehen mirë, ndërsa  ndeshja Spanja – Maqedonia do të luhet të shtunën me fillim në ora 20:45, duel ky në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për KB Rusi 2018. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button