Nisin largimet nga Kombëtarja shqiptare

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Me miqësoren e parë zyrtare të Kosovës nisin edhe firot nga kombëtarja Shqiptare.

Sipas mediave kosovare Samir Ujkani është gati të luajë në ndeshjen e 5 marsit kundër Haitit.
Portieri i Palermos është kontaktuar nga trajneri Albert Bunjaku dhe ka pranuar të mbrojë portën kosovare, duke u larguar në të njëjtën kohë nga kombëtarja e Shqipërisë.

Jo vetëm Ujkani, pasi pjesë e skuadrës kosovare për miqësoren e ardhshme do të jetë edhe futbollisti i Kievos, Përparim Hetemaj, transmeton Abc News.

Ndërkohë, të tjerë futbollistë që kanë luajtur më parë me kombëtaren e Shqipërisë, ose janë kontaktuar nga drejtuesit e Federatës shqiptare pritet të zbresin në fushë me ngjyrat e Kosovës.
Pas aventurës me ngjyrat kuqezi, Besart Berisha do të luajë për skuadrën kosovare.

Po ashtu, të kërkuar nga trajneri De Biazi, lojatër si Lorent Sadiku, Emir Bajrami apo Atdhe Nuhiu kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button