LSDM vijon takimet me qytetarët nëpër Maqedoni

Anëtarët e LSDM-së, Petre Shilegov, Lubço Nikollovski dhe  Radmilla Sheqerinska sot kanë zhvilluar takim me qytetarët. Shilegov për vizitë ka qenë në Gostivar, Nikollovski në Koçan dhe Sheqerinska sot e ka vizituar Manastirin.

Shilegov në takime me qytetarët e Gostivarit

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në Njësinë e gjashtë zgjedhore Petre Shilegov sot para banorëve të Gostivarit paraqiti një pjesë të programit dhe masave të cilat kjo parti i ofron në zgjedhjet e ardhshme.

Në program, potencoi Shilegov, theks i madh vihet në ekonominë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, mes tjerash edhe dhënien e pagës së 13-të në fund të vitit.

“Me masat të cilat i kemi parashikuar  paga mesatare në Maqedoni  të rritet deri në 30 mijë denarë për punëtor, ndërsa për ekonomistët dhe dyqanxhitë mosdënimi gjatë vërejtjes së parë dhe përgjysmimit të dënimeve të cilat janë pjesë e programit tonë”, tha Shilegov.

Shtoi se do ta bënin jetën e qytetarëve më të lirë dhe më të thjeshtë, përmes heqjes së taksës radiodofuzive dhe zvogëlimin e fakturave përmes kthimit të mjeteve në vlerë prej 15 për qind të tatimit të paguar të vlerës së shtuar.

Në pyetjen e gazetarëve me çka do ta fitojnë votën e shqiptarëve të Maqedonisë, Shilegov theksoi se në LSDM i ndajnë njerëzit  në “njerëz dhe jonjerëz” dhe këmbëngulin  të ndërtojë shoqëri  në të cilën nuk do të ketë ndarje në asjë bazë, dhe do të vlejnë ligjet për të gjithë të barabartë.

Nikollovski viziton Koçanin

Qeveria të sjellë masë për blerje intervente dhe eksport më të lehtë të orizit, kërkoi sot zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Nikollovski, i cili ishte për vizitë në rajonin e Koçanit, akuzoi se pushteti nuk kujdeset për bujqit dhe problemet e tyre.

“Në vend që t’i nxitë dhe t’i stimulojë, pushteti plotësisht i stopon blerjen dhe eksportin”, theksoi zëvendësministri plotësues.

Sipas tij, shërbimet marrin mostra nën arsyetimin për konfirmimin e mbetjeve nga pesticidet dhe me atë plotësisht e komplikojnë procedurën për nxjerrjen e çertifikatës fitosanitare.

“Kjo ndodhë në kohën kur rekolta e vitit të kaluar ende nuk është blerë dhe qëndron në hambaret dhe depotë e prodhuesve, ndërsa korrja e rekoltës së sivjetme është në jehonë të madhe. Më pas u shkakton dëm të drejtpërdrejtë prodhuesve të orizit, sepse nuk kanë para ta paguajnë korrjen, e as nuk kanë ku ta vendosin rekoltën e re nga orizi”, përmendi Nikollovski.

Shekerinska në takim me qytetarët e Manastirit

Bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit opozitar i kryesuar nga LSDM-ja në NJZ 5, Radmilla Shekerinska sot informoi se në Planin e tyre për jetë në Maqedoni parashikojnë që shteti të sigurojë 10.000 euro mjete të pakthyeshme me të cilat të rinjtë do të mund të fillojnë biznes personal.

“Shteti do të formojë start ap qendra në të cilat firmave të formuara nga të rinjtë në Maqedoni do t’u sigurojnë akomodim falas, tatime komunale dhe kontabilitet dhe të gjithë shërbimet plotësuese ndihmëse të rëndësishme për fillim të biznesit të vogël”, deklaroi Shekerinska gjatë vizitës në Manastir.

Në mënyrë plotësuese, theksoi Shekerinska, do të ekzistojë mundësi që të themelohen firma me vetëm një euro kapital fillestar. Planifikojnë edhe të vendosin garanci rinore evropiane me të cilën çdo i ri do të fitojë mundësi ose të vazhdojë me arsimin e tij ose të marrë trajnim plotësues dhe trajnim ose të marrë mundësi për punësim të parë.

Për studentët, madje, siç tha Shekerinska, është paraparë legjitimacion studentor i cili do t’u mundësojë lirime me të cilët do t’u zvogëlohen shpenzimet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button