Bullgarja publikon një këngë në shqip (VIDEO)

Këngëtarja bullgare, Stefani, e ka kënduar në versionin shqip njërën prej këngëve të saj. Kënga quhet ‘Çmenduri në gjak’ dhe duket se ajo e kaloi testin fillestar të shqipes.

I kemi dëgjuar shpesh këngëtarët shqiptarë të këndojnë në gjuhë tjera, por jo edhe një të huaj duke ia thënë shqipes.

Së fundmi, në Youtube është publikuar një këngë në gjuhën shqipe, e cila këndohet nga këngëtarja bullgare, Stefani.

Kjo e fundit, hitin e saj në gjuhën bullgare, e ka kënduar edhe në gjuhën tonë.

Kënga quhet ‘Çmenduri në gjak’. Sipas mundësive që kishte, Stefani e kaloi testin fillestar të gjuhës shqipe./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button