Shkup, protesta për përkrahje të zhvillimeve në Bosnjë

Lëvizja për të drejtat sociale “Lenka” dhe Lëvizja majtiste “Solidariteti” dolën sot nëpër rrugët e Shkupit për të protestuar në shenjë përkrahje ndaj protestuesve në Bosnjë.

Ata u ndalën para ambasadës së Bosnjës.

“Ne i përkrahim zhvillimet në Bosnjë dhe në Ballkan në të gjitha kërkesat e tyre si dhe në mënyrën si ata e shprehin pakënaqësinë.” thonë protestuesit.

Shembulli në Bosnjë tregon se urrejtja në baza etnike dhe nacionale mund dhe duhet të tejkalohet për tu krijuar një shoqëri humane me drejtësi sociale, thonë ata. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button