Maqedoni: Kapen 108 kg marihuanë, MPB publikon pamje nga aksioni policor (VIDEO)

Forcat policore të Republikës së Maqedonisë, mbrëmë kanë konfiskuar 108 kilogramë marihuanë, njofton Portalb.

Sipas MPB-së, dy shtetas të Maqedonisë, një nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria, të cilët tanimë janë të arrestuar, e kanë blerë drogën nga Shqipëria dhe nëpërmjet Kosovës në fillim të muajit e kanë futur në Maqedoni, nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe rrethinës së Tetovës.

MPB informon se pasi e kanë futur drogën në Maqedoni, personat në fjalë e kanë transferuar drogën në Shkup. Droga është kapur dhe konfiskuar nga polcia, ndërkaq kundër personave të involvuar MPB ka dorëzuar padi penale dhe të njëjtëve u është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button