U mbajt marshi solidarizues për Astrit Deharin (VIDEO)

Në Kumanovë, u mbajt marshi solidarizues për humbjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili u vorros të hënën në Prishtinë, raporton Portalb.mk.

Marshi ka filluar para Gjimnazit Sami Frashëri dhe mbaroi në sheshin e qytetit.

“Jeta nuk matet me vitet që i numëruar në këtë jetë, por me veprat që krijuam për t’ua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë, sa për ta kujtuar trimin, aq edhe për t’i ndjekur ne që frymojmë. Kësi lloj trimi ishte edhe veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare, Astrit Dehari, biri i Avni dhe Xhemile Deharit, nga Sllupçani i Kumanovës. Sot me anë të këtij marshi, ne bashkëshirt shprehim ngushëllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari. Ne nga Kumanova për Astritin ndamë vetëm një lule, me shpresë se është i kënaqur me aromën e luleve të parajsës. Kumanova qanë për ty Astrit, sepse siç thoshte Hasan Prishtina “Mëmëdheu qanë për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë”. Ti ike duke ndriçuar rrugëtimin drejt së mirës së përgjithshme. Ti do të jesh drita sipas së cilës do të marrin kahje edhe të rinj tjerë. Lavdi jetës dhe veprës së Astrit Deharit.” tha Xhenis Sulimani, raporton Portalb.mk.

Këshilli organizativ i marshit përbëhet nga: Xhenis Sulimani, Iljasa Salihu, Granit Osmani, Iljasa Abazi, Fejzullah Arifi, Sead Ramadani dhe Zaim Dalipi.

Marsh për Astrit Deharin

Marsh për Astrit Deharin Marsh për Astrit Deharin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button