Tramp i ka hequr deklaratat për myslimanët nga internet faqja e tij

Nga sajti zyrtar i presidentit të sapozgedhur amerikan Donald Tramp, janë larguar deklaratat e tij për planet e tij që myslimanëve t’ua ndalojë hyrjen në SHBA, transmeton sot gazeta “Indipendent”.

Faqja, në të cilën ndodheshin këto deklarata ishte e dukshme deri në ditën e zgjedhjeve më 8 nëntor, por sot klikimi në këtë faqe automatikisht Ju dërgon në faqen, në të cilën mund të dononi mjete për fushatën e Trampit.

Deri te ky ndryshim ka ardhur gjatë mbrëmjes mes 8 dhe 9 nëntorit.

Pas sulmeve terroriste në Paris të vitit të kaluar, Tramp bëri thirrje në ndalesë për hyrjen në vend të të gjithë myslimanëve, që shkaktoi një sërë reagimesh negative.

Ai atëhertë kërkoi ndalesë derisa nuk zbulohet “çfarë në të vëtetë, po ndodh”.

Gazeta thekson se nuk është hera e parë Tramp të heqë diçka nga internet faqja zyrtare e tij dhe përkujton se vitin e kaluar ishte hequr edhe biografia e Zonjës së Parë të ardhshme Melania Tramp, pas spekulimeve se nuk ka mbaruar fakultet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button