Kalifornia, Oklahoma dhe Nebraska votuan për mbështetje të dënimit me vdekje

Votuesit në shtetet federale amerikane Kaliforni, Oklahoma dhe Nebraska kanë votuar për mbështetje të dënimit me vdekje, transmeton DPA.

Votuesit në Kaliforni e kanë hedhur poshtë propozimin për pezullim të ekzekutimeve në këtë shtet dhe zëvendësim të dënimit me vdekje me dënim maksimal burgim të përjetshëm.

Në Oklahoma është votuar për ashpërsim të legjislativës për dënim me vdekje.

Në Nebraska, është votuar kthimi i ekzekutimeve, pasi që zgjedhësit e tërhoqën ligjin nga viti 2015, me të cilin ato janë pezulluar.

Në SHBA ka mbi 2.900 persona, të cilët presin kryerje të dënimit të tyre me vdekje.

“Sipas Amnesti Interneshënël” vendi ndodhet në vendin e pestë në botë, për nga numri i ekzekutimeve, të kryera në vitin 2015, ndërsa para tij janë vetëm Arabia Saudite, Pakistan, Irani dhe Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button