Rejtingu i televizoneve në SHBA në natën e zgjedhjeve ishte shumë afër rekordit

Rreth 71,4 milionë amerikanë e ndoqën fitoren e republikanit Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën, që është numër tejet i afërt me rekordin nga viti 2008 gjatë fitores së Barak Obamës në mandatin e parë.

Kompania për matjen e rejtingut të televizioneve Nilsen njoftoi se në vitin 2008  nata e zgjedhjeve është ndjekur prej 71.5 milionë shikuesve.

Të martën në mbrëmje u shënua fundi i fushatës parazgjedhore, e cila e mbante vëmendjen e amerikanëve më shumë se një vit. Dy prej tre debateve më të ndjekura parazgjedhore presidenciale në histori kanë qenë mes Trampit dhe rivales së saj Hilari Klinton.

Televizioni më i shikuar natën e zgjedhjeve ka qenë CNN, ndërsa pas tij vijuan Fokus Njuz dhe En-Bi-Si.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button