Tramp sipas të gjitha gjasave do të emërojë prokurorë për hetimin kundër Hillari Klintonit

Menaxherja e ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, nuk e përjashtoi mundësinë që të emërohet një prokuror i cili do ta zhvillojë hetimin për aktivitetet e Hillari Klintonit derisa ishte sekretare e Shtetit.

“Tramp dhe nënpresidenti i sapozgjedhur, Majk Pens insistojnë që ta bashkojnë vendin, por nuk kemi biseduar për atë (emërimin e prokurorit) gjatë ditëve të kaluara dhe mendoj se kur të vijë koha, do të bisedohet për atë”, deklaroi Kelian Konvej.

Tramp muajin e kaluar premtoi se do ta mbyllë Hilari Klintonin për shkak të keqpërdorimit të postës private elektronike derisa ishte sekretare e Shtetit (2009-2013).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button