Komuna e Tetovës nën presionin e administratës, nesër protesta më masive

Të punësuarit në administratën e Komunës së Tetovës, sot janë grumbulluar në mënyrë spontane para komunës kundër uljes së rrogave të tyre. 

Ky grumbullim spontan i paraprin protestës së paralajmëruar për nesër e cila pritet që të jetë më masive.

Vendimi i komunës për uljen e rrogave të të punësuarve, ka filluar të zbatohet që nga ky muaj.

Protesuesit thanë se rrogat e tyre janë ulur deri në 6 mijë denarë. Sipas tyre, ndërprerja e mjeteve për ushqim dhe transport sidomos për ata që udhëtojnë nga fshatrat e malësisë dhe viset më të largëta do t`ju shkaktojë telashe. 
“Arsyeja e daljes në protesta është marrja e e të drejtës së punëtorëve sa iu përket kompensimeve lidhur me marrëdhëniet e punës, si kompensime për marrëdhënie të punës në rastin konkret kemi kompensimin për ushqim, si dhe kompensimin për rrugë. Arsyet i di edhe kryetarja e komunës, ne kemi pasur edhe diskutime që të mos merret një hap i tillë i cili nuk është ligjor, po është qëndrimi i asaj, unë mendoj se ajo nuk ka bë mirë” tha Adnan Neziri puntorë në administarën e komunës së Tetovës.

Ndërkaq, nga vendimi i komunës i sjellur në fund të vitit të kaluar nuk do të ketë lëvizje. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka ripërsëritur qëndrimin se ky vendim ka hyrë në fuqi dhe i njejti nuk do të ndryshohet pasi që është sjellur në bazë të rekomandimeve të revizionit të vitit të kaluar. “Komuna e Tetovës ka marrë vendim për të harmonizuar pagesat e punonjësve të komunës edhe atë në mënyrë krejtësisht ligjore duke u bazuar në raportin e entit shtetëror për revizion të vitit 2009. 

Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë me protesta dhe nuk kanë përjashtuar që këtë çështje ta çojnë edhe në organet e drejtësisë. Edhe nga ana e kryetares së komunës së Teuta Arifi është nënvizuar se të gjithë ata që janë të pakënaqur me këtë vendim mund tju drejtohen organeve të drejtësisë.Sipas puntorëve, heqja e pagesës së transportit do ti kushtojë minus 3600 denarë ndërsa poashtu do tu hiqen nga rroga edhe pagesa e ushqimit.

Ky është muaji i parë që ky vendim i komunës së Tetovës ka filluar të zbatohet ku sipas autoriteteve të komunës është në pajtim me të gjitha dispozitata ligjore në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button