Tetovë, kërkohet ligj për ish ushtarët e UÇK-së

LSHDM-ja dhe OVL-ja, kanë filluar sot aksionin për nënshkrimin e peticionit për miratimin e ligjit për ish ushtarët e UÇK-se duke kërkuar të jetë kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Një tavolinë e shtruar përballë shtëpisë së kulturës, fton të interesuarit të nënshkruajnë këtë peticion. Ata i bëjnë thirrje deputetëve shqiptarë, ministrave shqiptarë, shoqatave joqeveritare, ish ushtarëve të UÇK-së, individëve të vullnetit të mirë, që të japin nënshkrimin e tyre, duke u përkujtuar atyre së ky është obligim kombëtarë dhe moral.

Ata thonë se ky peticion nuk është i drejtuar kundër askujt nga spektri politik në Maqedoni, përkundrazi, kërkojmë që edhe ato të kyçen me firmat e tyre në këtë peticion. 

Bartësit e peticionit, thonë se kjo bëhet kryekëput për ish ushtarët e UÇK-ës të cilët kanë mbetur pa asnjë mbrojtje të denjë sociale! 

“Ky peticion, nëse e shikojmë më hollësisht është lehtësim për partitë të cilat kanë kërkuar që me ligji të zgjidhet problemi i ish ushtarëve të UÇK-ës. Moralisht këtij peticioni kush i bishtëron, nuk mund të jetë person i cili ua do të mirën ish ushtarëve të UÇK-ës.” thonë ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button