Selmani: Binduni tani pse Maqedonia është në vendin e 123 për liri të mediave

Pas largimit nga punë të kryeredaktorit të së përditshmes “Nova Makedonia” tani më është e qartë për të gjithë pse Maqedonia gjendet në vendin e 123 në indeksin e Reporterëve pa kufij për liri të shprehjes.

Kështu thuhet në deklaratën me shkrim të kryetarit të Shoqatës së gazetarëve Naser Selmani duke reaguar për largimin e kryeredaktorit Zoran Dimitrovski.

“Presim sqarim nga pronari i gazetës, cilat janë shkaqet për largimin e kryeredaktorit Zoran Dimitrovski. Gazetaria është profesion publik dhe vlerësoj se udhëheqësit kanë për obligim të japë një sqarim për publikun e posaçërisht për lexuesit e gazetës. Me këtë do të largohen të gjitha dyshimet rreth arsyeve të vërteta për ndryshimin e kryeredaktorit”, deklaron Selmani.

Është simptomatike që ky vendim vjen pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale. Ekziston dyshimi se arsyet e vërteta për largimin e Dimitrovskit janë politike, thotë më tej Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button