Strugë, TV ART Kanal rrezikon te humb koncesionin

Televizioni lokal në gjuhën shqipe, Art Kanal, në Strugë, rrezikon të humbë koncesionin për veprimtari mediale. Ky konstatim është bërë në mbledhjen e sotme të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale. 

Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, ka propozuar që TV ART Kanal, ti merret koncesioni pasi për më shumë se 30 ditë nuk ka emituar program, për shkak të borxhit  që ka ndaj operatorit ONE.
Por ndaj këtij propozimi ka reaguar zëvendësdrejtori i Agjencisë, Milaim Fetai i cili ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Agjencisë që pronarit të TV-së, ti jepet edhe një afat i caktuar që të mund të zgjidh problemin me operatorin. 

“Propozoj që marrja e koncesionit të prolongohet deri pas zgjedhjeve. Me këtë do ti japim një mundësi pronarit që të sigurojë mjete për të paguar ndaj operatorit. Arsyeja tjetër është se tash jemi edhe në atmosferë zgjedhjesh”, ka deklaruar Fetai. 

Pas kësaj kërkese, Agjencia ka vendosur që të anulojë marrjen e koncesionit deri në seancën e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button